Vidhet një shtëpi në Korçë, autorët marrin 20 milionë lekë

Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në një banesë në fshatin Boboshticë të Korçës duke vjedhur 2 milionë lekë të reja dhe disa bizhuteri.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në mesditë, ndërsa pronari i banesës Thanas Medi dhe familja e tij nuk ndodhej në shtëpi.

Autorët kanë hyrë duke thyer bravën e derës.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet procedurale, si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ëve, thuhet në një njoftim të uniformave blu.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.05.2018, në mesditë në fshatin Boboshticë, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit Th.M, 58 vjeç, ku persona të paidentifikuar, dyshohet se kanë marrë një shumë prej 2 000 000 lekë të reja dhe disa bizhuteri.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet proceduriale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *