Nuk është PSG-ja, klubi i madh gati të paguajë klauzolën e Hysajt

Manchester United është treguar i gatshëm që gjatë merkatos së verës të paguajë klauzolën e lirimit të Hysajt me vlerë 50 milionë euro.

Matteo Darmian pothuajse e ka të sigurt transferimin te Juventusi dhe për këtë Jose Mourinho po mendon për zëvendësuesin e tij.

Është tabloidi britanik “The SUN”, e cila raporton se “Djajtë e Kuq” janë duke negociuar për të arritur marrëveshjen me lojtarin e Kombëtares shqiptare.

Milionat e eurove nuk do të kursehen për Hysajn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *