Interi është mposhtur mbrëmë nga Sassuolo me rezultatin 2-1 në ‘Giussepe Meazza’, duke vrarë në një farë mënyre shpresat për Champions Leageu, por ata vranë mundësinë që ta kishin vetë në dorë kualifikimin dhe jo ëndërrën.
Ëndrra Champions në kampin ‘Zikaltër’ vazhdon akoma pasi sot luhet Crotone-Lazio, ndeshje shumë delikate për fatet e të dy ekipeve.
Momentalisht Lazio është dy pikë larg Interit dhe nëse ata nuk do të arrijnë që të fitojnë do të mbajnë gjallë shpresat e Interit.
Nëse Lazio del barazim apo humbet kjo nuk ka shumë rëndësi pasi në rast humbje mbeten 2 pikë larg dhe në rast barazimi mbeten tri pikë larg, dhe një fitore e Interit në ‘Olimpico’ do ti linte ata jashtë Championsit, pasi në ndeshje direkte fiton Inter duke qenë se ndeshja e parë ka dalë 0-0 në Milano.
Interi shpreson dhe ka 2 arsye, e para është që Crotone po lufton për mbijetesë dhe e dytë është që në krye të tyre është një ish-lojtar ‘zikaltër’ si Zenga, që nuk e ka fshehur asnjëherë dashurin për ish-klubin e tij.