Publikimi nga ana e opozitës së dënimit me burgim për trafik droge të vëllait të Ministrit Fatmir Xhafaj, nuk ka sjellë shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, e pavarësisht “dëshirës” së PD-së për largimin e tij, gazetari Arjan Çani shprehet se kjo nuk do të ndodhë pasi është SHBA ajo që e “mban” Fatmir Xhafajn.
I ftuar në emisionin Studio e Hapur, Çani është shprehur se politikisht Ministri nuk ka pse të dorëhiqet, por në planin moral një veprim i tillë duhej të kishte ndodhur me kohë. Por sipas gazetarit, kjo nuk ka ndodhur për shkak të Amerikës.
“Unë mendoj që nëse do ndodhte kjo gjë në vendet europiane, ministri i Brendshëm do ikte vetë nuk do priste që ta shkarkonte kryeministri. Në një vend normal dhe me demokraci, çdo njeri do kishte dhënë dorëheqjen, sepse i prish punë imazhit të qeveerisë tij. Unë e shoh më shumë morale, se politikisht nuk ka pse ikën ministri Xhafaj.
Për katundin tonë, Xhafaj s’ka pse ikën. Unë mendoj që Xhafa s’ka pse të ikë fare nga ministër, sepse mesa kemi kuptuar amerikanët ku ta gjejnë të kenë një ministër ose kryeministër me një cen në figurë. Historikisht këtë lojë kanë luajtur amerikanët. Xhafaj sot në kontekstin shqiptar është më i fortë pas këtyre akuzave. Në kontekstin shqiptar, ku bëhet muti mullar dhe askush nuk do me ditë, unë nuk shoh arsye pse të ikë Xhafa“