Paralajmërohen greva, ja çfarë ka ndodhur me futjen e barnave të reja

Futja e listës së re të barnave të rimbursueshme pa i njoftuar më parë farmacistët u ka krijuar atyre një dëm financiar, pasi disa barna që i kanë blerë më shtrenjtë, tani janë të detyruar t’i shesin me gjysmën e çmimit  dhe askush nuk ua rimburson.

“Si shembull, Novaldex unë e kam shitur deri tani me çmim të miratuar nga MSh me 620 lekë, ndërkohë që me futjen e beftë të listes duhet ta shes 330 lekë. Është gjithmonë pika fundore, pra ne farmacitë që paguajmë dëmin”, thotë Erisa Petro, farmaciste.

Kjo ndodh sa herë hyn në fuqi lista e re e barnave me rimbursim, por nëse do të ishin njoftuar më parë atëherë dëmi financiar, sipas tyre do të ishte më i vogël.

“Do të ishte më i zbutur. Normalisht do të kishte diferenca, por do të ishte më i zbutur, më i kontrolluar”, shton ajo, raporton TCH.

Por farmacitë kundërshtojnë edhe kontratën e re që sipas tyre janë detyruar ta nënshkruajnë, ndërkohë që u janë dyfishuar gjobat.

“Për vlerën e plusit, në shitjet me lekë në dorë në vlerë mbi 500 mijë lekë të reja, duhet të paguash si gjobë diku tek 20 për qind të vlerës, ndërkohë që për vlerën e minusit, është dyfishuar gjoba”, tregon farmacistja, Erisa Petro.

Urdhri i Farmacistëve ka paralajmëruar nëpërmjet një letre drejtuar Kryeministrit dhe ministres së Shëndetësisë mbylljen e farmacive për dy orë ditën e premte.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *