BSH: Pse ra Euro në kursin e këmbimit valutor…

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, fluksi i prurjeve valutore nga transaksionet e operatorëve ekonomik, ndërkohë që oferta në valutë ka qenë më e lartë se kërkesa, forcoi pozitat e monedhës vendase Lek, në tregun e brendshëm të këmbimit.

Gjatë prezantimit sot në Tiranë të Raportit të Politikës Monetare për tremujorin e parë 2018, ekspertë të Bankës Qendrore thanë se “Kursi i këmbimit forcoi ritmet mbiçmuese muajt e fundit me një mbiçmim prej 5.3% ndaj gjithë shportës së monedhave, si rrjedhojë e reflektimit të euros”.

Në analizat e bankës, kjo prirje e forcimit të Lekut është në linjë me pritshmëritë e trendit pozitiv të ekonomisë dhe tregon për një ekonomi që po forcohet.

Sipas BSH-së, në tremujorë të veçantë, kursi është ndikuar nga prurjet valutore, që kanë qenë afatshkurtër. Por që gjithësesi ecuria e kursit është në monitorim të vazhdueshëm nga BSH-ja, theksuan ekspertët.

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten euro forcoi lehtë pozitat kundrejt monedhës vendase me 0.03 lekë, pas një rënie të ndjeshme për disa javë rrjeshtë. Ndërsa monedha e gjelbërt amerikave humbi 0,11 lekë duke u këmbyer me 106.85 lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *