Ish-kryeministri Sali Berisha e quan lajm të rremë deklaratën e Kryeministrit Edi Rama sot nga Laçi ku tha se nga projekti 1 miliardë për rindërtimin e rrugëve, 70% e investimeve do të shkojnë në veri, për rrugë që do të përfundojnë brenda këtij mandati.
“Breaking News/Fake News! Pasi nga urrejtja atërore, në tre qarqe të veriut të marra së bashku, në 5 vite ka investuar 40 % më pak se sa vetëm në qarkun e Fierit, Edvin Kristaq Urrejtja deklaroi sot se me çekun 1 miliardë do ta lajë Veriun në flori! Turp!”, shkruan Berisha në rrjetin social.