Shkopinjtë kokës futjani Gramozit

 

Një incident i ndodhur në varrezat e dëshmorëve të Kombit rrezikon të kalojë ashtu në hije pa shumë bujë dhe i trajtuar nga media si një përplasje mes ekstremistësh. Në fakt nuk është kështu se dimë se si do reagohej në Gjermani nëse në ditën e Europës do të paraqiteshin edhe nostalgjikët e Hitlerit me pankarta dhe foto në duar. Me siguri që policia do i merte dhe do i shoqëronte në qeli pasi simbolet e diktaturave janë të ndaluara me ligj.

Sidoqoftë kjo çështje ka disa anë të cilat meritojnë të analizohen. Së pari opozita duhet ta kishte bërë një ligj dhe ta paraqiste në Kuvendin e SHqipërisë për të ndaluar simbolet e Hitlerit Shqiptar, Enverit. Njeriu që internoi dhe ktheu në skllevër gati 90% të shqiptarëve nuk duhet të përkujtohet në ditën e dëshmorëve. Kjo gjë i lëndon të gjithë dëshmorët e vërtet në këtë vend edhe ata që humbën jetën në të ashtuquajturën luftë çlirimtare gjatë luftës së dytë botërore.

Një ligj i tillë do të ndalonte kryebashkiakët hajdutë si Dako me shokë që të mbajnë foto të tilla nga pas në çdo ceremoni që ka lidhje me luftën. Media duhet të flas vetëm për abuzimet dhe hajdutërinë pa kufij të dakove dhe të mos devijoj çështjen duke i paraqitur si nostalgjikë të Enverit.

Në fakt vetë zyrtarëve socialistë kjo gjë u pëlqen pasi është një diskutim që shmang thelbin e problemit.

Së dyti ky vend ka nevojë të llahtarshme emergjente dhe të domosdoshme të dekomunistizohet. Fundërrinat e historisë duhet të hyjnë në librat e shkollës dhe tu thuhet fëmijëve se çkriminalitet se çgenocid u luajt mbi shpatullat e këtij populli.

Së treti vetë nostalgjikët nuk kanë asnjë faj sepse një pjesë e tyre vuajnë nga injoranca dhe pjesa tjetër kanë vërtet nevojë për trajtim mjekësor. Çmund tu kërkojmë atyre njerzve kur vetëm disa javë më parë një historian i ashtuquajtur serioz e quajti kampin e Tepelenës një gjë normale. Në fakt akademia e shkencave duhet të shpalli një platformë për genocidin komunist dhe tu heqi të drejtën e mësimdhënies dhe titujt shkencor kujtdo që kriminalitetin e vet e lidh me të shkuarën dhe kërkon të na e hedh sot si një trakt paqeje.

Së katërti nostalgjikët i kanë aty Gramozin me sjhokë. Ata kuptojnë që diktatori nuk ka vdekur ai ëhstë mishëruar tek figurat e fundregjimit të cilat u përpoqën me çdo kusht të mbanin me thonj në jetë një regjim që kishte masakruar shqiptarët.

Nëse vërtet o njerëz mendoni dhe jeni në gjendje të luftoni dhe tu jepni shkop kokës atyre që i thurin lavde të keqes nuk mund të filloni me të mjerët por filloni me ata që janë në krye. Fillojeni me Gramozin, me Vangjushin dhe me gjithë zyrtarët që ndihen të pashqetësuar nga restaurimi i krimit. Ata janë krimi vetë dhe ata meritojnë të goditen. Po fort ama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *