Një aksident i rëndë ka ndodhur në Laprakë, ku për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur.
Nga sa bëhet e ditur, drejtuesi i makinës ‘BMW’ ka humbur kontrollin, e për pasojë ka përfunduar në lavazh në rrugën ‘Vangjel Noti’ në Laprakë.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona, dy punëtorët e lavazhit dhe dy kalimtarë, të cilët janë dërguar menjëherë në spital.
Ndërkaq, më pas makina ‘BMW’ është përplasur me një makinë tip ‘Benz’, që po dilte nga lavazhi.
Policia po punon për zbardhjen e aksidentit.