Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Morinë

Një 28-vjeçar nga Kosova i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë është arrestuar në Morinë.

Kastriot Rashani, banues në Vushtri është kapur në hyrje të pikës së kalimit kufitar të Morinës me qëllim esktradimin në Germani.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit në pikën kufitare, rezultoi se Rashani ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani për shkelje të ligjit të drogave.

“Ndaj këtij Kastriot Rashanit, Gjykata e Trier/Gjermani, me vendim Nr. 35a Gs 594/18, datë 16.02.2018,  ka lëshuar Urdhrin e kërkimit Ndërkombëtar,  për veprën penale “Shkelje e ligjit të drogave”,  parashikuar nga nenet e Kodit Penal Gjerman”, njofton raporton policia.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *