“E merituam finalen, por s’mbaj mend rezultatin”

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka pranuar se skuadra e tij ka qenë me fat kundër Roma-s, pork a thënë se finalja e Champions League ka qenë e merituar.

“E meritojmë 100% finalen. Por nuk mund të kesh sukses pa fat. Edhe Real pati fat kundër Bayern”, ka thënë trajneri gjerman.

“Tani kemi dy ndeshje të rëndësishme në Premier League dhe më pas kemi finalen. Djemtë bënë një ndeshje të shkëlqyer dhe unë nuk mbaj mend rezultatin! 7-6 apo jo? E pabesueshme?”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here