Prokurorja e Apelit të Tiranës përballë KPK, ja kur merret vendimi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi seancën dëgjimore me Prokuroren e Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj.

Gjatë seancës, trupa gjyqësore e vettingut tha se ka vërejtur saktësi nga hetimi i thelluar, megjithatë vendimi për të do të jepet më datë 3 Maj.

Sipas ILDKPI, deklarimet e prokurores janë të sakta dhe nuk ka fshehje të pasurisë.

Ajo është pjesë e listës prioritare të procesit të vettingut, për shkak se është anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Arsyeja pse është thirrur para KPK-së është mos justifikimi i pasurisë.

PASURIA

Memçaj deklaron dy apartamente banimi në vitin 2003 dhe 2004, më sipërfaqe 97 m2 dhe 96 m2, ku është pronare me vetëm 20 %.

Bashkë me bashkëshortin Dashamir Alsula, ata deklarojnë 9 makina, por në vlera nën 6 mijë euro. Nga viti 2004 deri në 2007-n, prokurorja ka deklaruar përveç pagave të familjarëve edhe një depozitë në vlerën e 150 mijë lekë  dhe mesatarisht 2 mijë euro kursime vjetore nga pagat.

Më tej, vijon deklarimi i pagës së bashkëshortit pranë KQZ dhe pagat e tjera që çifti përfitonte nga mësimdhënia. Të tjera pagesa ata kanë përfituar nga punësimet pranë Presidencës apo Prokurorit të Përgjithshëm. Në 2016 është çelur llogari kursimi nga bashkëshorti në shumën 4001.12 euro.

Është marrë kredi, sipas kontratës së datës 16 shkurt 2016 në shumën 408 mijë lekë, e cila është shlyer. Në seancën e sotme dëgjimore, do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet nga Alma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *