Grabitja e përgjakshme në Kamëz, si rrallë herë, avokati i të dyshuarit tha sot…

Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hoda, dy të dyshuarit për vrasjen e tregtarit Agim Buci në Kamzë, dolën paraditen e së hënës para gjykatës së Tiranës në një seancë për caktimin e masës së sigurisë.

Për shkak të masave të larta të sigurisë, shoqërimi i tyre në gjykatë është bërë veç e veç, duke shtyrë me mbi 30 minuta nisjen e seancës.

Gjatë procesit të dy të ndaluarit pranuan se kishin planifikuar grabitjen e marketit në pronë të viktimës. “Shkuam për të grabitur, por te dyqani situata na doli jashtë kontrollit sepse Agimi dhe e shoqja bënë rezistencë duke na qëlluar me produktet që shisnin”, kanë thënë ata.
Ndonëse asnjë nuk pranoi autorësinë e vrasjes, provat e mbledhura dhe kamerat e sigurisë tregojnë se autori i vrasjes së tregtarit Agim Buci dhe plagosjes së bashkëshortes Merita, është Vladimir Kurti. Si rrallë herë edhe avokati mbrojtës i Kurtit, pranoi se ngjarja ishte shumë e rëndë.

“Gjykata vendosi arrest me burg për të dy pasi ngjarje ishte shumë e rëndë”, tha avokati Shpëtim Kodhelaj, raporton “Tch”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *