Statuti i Partisë Socialiste, Edi Rama, kryetar deri sa të lodhet

Nga Boldnews.al

Ditët e fundit, ndërkohë që Partia Demokratike po përgatitet të diskutojë dhe votojë Statutin e ri të saj, mediat e kontrolluara nga kryeministri, si edhe ato të oligarkëve të ndërtimit, kanë kaluar në histeri kundër kryetarit Lulëzim Basha.

Këto media, të nxitura nga Partia Socialiste në pushtet, janë munduar të krijojnë panoramën se në Partinë Demokratike po zhduket demokracia e brendshme. Sipas këtyre mediave dhe analistëve të tyre të pavarur, Basha nuk do të largohet nga kryetar i Partisë edhe nëse humbet zgjedhjet.

Por në fakt projekt-statuti i ri i Partisë Demokratike parashikon që kryetari mund të shkarkohet (në çdo kohë) nga Kuvendi Kombëtar, me një mocion mosbesimi. Pra, statuti i ri i jep mundësinë Kuvendit të Partisë Demokratike që të shkarkojë në çdo kohë, në kohë zgjedhjesh ose jo, kryetarin e saj. Ky zhvillim shënon një aspect të rëndësishëm në demokracinë e brendshme të partive shqiptare.

Por, “histeria” mediatike e së majtës, pa i bërë asnjë analizë statutit, për qëllimet e saj, u referohet kryesisht deklaratave kritike të ish-zyrtarëve të PD-së, të cilët nuk e gjejnë më veten të përfaqësuar në pozicionet e larta partiake.

Në fakt, në një analizë të thjeshtë me statusin e Partisë Socialiste, rezulton qartë se kryetari Edi Rama ka pozita shumë më të blinduara nga statusi i organizatës së tij politike. Por, për këtë, asnjë nga mediat e majta dhe analistët e tyre nuk flet, nuk bën krahasime dhe nuk shqetësohet për mungesën e demokracisë së brendshme.

Neni 40 i Statutit të Partisë Socialiste parashikon se mandati i kryetarit është 4 vje t me të drejtë rizgjedhjedhe nuk thuhet asgjë se sa herë mund të rizgjidhet. Pra, aim und të jetë i përjetshëm.

Mandati i kryetarit të PS (Edi Rama) mund të ndërpritet kur jep dorëheqjen, kur humbet vendin e parë në zgjedhjet e përgjithshme ose shkarkohet nga Asambleja nëse nuk jep dorëheqjen kur partia humb vendin e parë në zgjedhje të përgjithshme.

Pra, ndryshe nga kryetari i PD-së që mund të jetë në provimin e anëtarësisë në çdo kohë, kryesocialisti është në provë një herë në 4 vjet, kur zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme.

Është parashikuar që kusht për largimin e tij është humbja e…vendit të parë në zgjedhjet e përgjithshme. Por, vendi i parë në zgjedhje nuk do të thotë që domosdoshmërisht të jetë partia qeverisëse. Pasi, partitë kundërshtare mund të jenë në koalicion dhe mund të marrin drejtimin e qeverisë. E pra, edhe nëse humbet zgjedhjet, Edi Rama nuk largohet nga drejtimi i partisë.

Por, edhe nëse humbet vendin e parë në zgedhje të përgjithshme, sërish statuti i Partisë Socialiste parashikon që, nëse kryetari nuk jep dorëheqjen, atëherë ai shkarkohet nga shumica e Asamblesë nëse ndaj tij ka një mocion mosbesimi.

Dhe, nëse nuk ka një mocion të tillë, kur është e qartë që Asambleja është në përgjithësi e përbërë nga njerëzit e investuar nga kryetari, atëherë ai vijon të qëndrojë në krye të Partisë edhe nëse humbet një, dy apo më shumë zgjedhje.

Kjo pra është “demokracia” e brendshme e Partisë Socialiste, e cila sot ka angazhuar të gjithë arsenalin e saj mediatik e propagandistik për të zbehur forcimin e demokracisë së brendshme të rivalit të tij politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *