Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur sot se “peshku i madh” që i kërkon Europa, Ramës është ish-ministri i tij i Brendshëm Saimir Tahiri, pasi atij i janë zbuluar lidhjet që ka me trafikantët e drogës.
I ftuar në News24, ish-kryeministri, thotë se Rama u përpoq të mbronte Tahirin duke shitur ish-kryeprokurorin Adrtiatik Llalla si “peshkun e madh”.
Berisha, thekson se Llallën mund ta gjykojë ligji, por gjatë kohë që ai ka qenë në postin e kryeprokurorit ka çuar në burg edhe deputet.
“Përpjekja për të zëvendësuar Adriatik Llallën me Saimir Tahirin ishte përpjekje për t’ju hedhur hi syve. Për t’ju thënë që ja, këtë kemi peshkun e madh. Prit tani, përsëri tek njëanësia e drejtësisë. Pasi u bë kryeprokuror dhe kryegjykatës Rama mendoi se do të gjejë një tjetër për të zëvendësuar Tahirin, por këtë gjetjen nuk e hëngrën, nuk e pranuan. Adriatik Llalla mund të ketë të meta dhe problemet e veta, le ta gjykojë ligji por deri sot është prokurori që ka hequr më shumë imunitet dhe ka çuar në qeli edhe deputetë”,- tha Berisha.