Kryetari i PD-së akuzon kryeministrin Rama se ka ndërmarë një fushatë fakeneës dhe shpifjesh kundër Kryetarit të Komisionit të Çështjeve të BE në Bundestag, Gunther Krichbaum.
“Edi Rama ka zgjedhur të prodhojë një sërë lajmesh shpifjesh dhe fake news. Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate që po zhviollohet prej 3 ditësh në media është se ajo financohet nga paratë e krimit e të drogës e lidhet dretëpërdretjë me Edi Ramën e Saimir Tahirin.
Me sulmet kundër Krichbaum, Rama po shton radhët e deputetëve në Bundestag që janë pesimistë për hapjen e negociatave ne Shqipërinë, vota të cilat janë të domosdoshme për qeverinë gjermane para se të marrë vendimin.”
Në një prononcim për median nga selia PD Basha shprehu “neverinë dhe dënoi ashpërsisht këtë fushatë skandaloze kundër një njeriu e politikani të ndershëm”