Ja çfarë thotë raporti: Shqipëria njëfarësoj …

Kryeministri Edi Rama tha sot se marrja e rekomandimit ishte me meritë, ajo nuk ishte dhuratë. Ai përdori deri terma si “të pamëshirshëm” në vlerësimin e reformave, aq sa u çudit edhe Shefja për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

Në anën tjetër, zëra nga opozita i mëshojnë faktit se marrja e rekomandimit ishte një vendim politik i BE-së për të kthyer sytë drejt Ballkanit Perëndimor.

Nëse doni të kuptoni se si qëndron e vërteta mjafton t’i hedhësh një sy përmbledhjes që Komisioni Europian i ka bërë pesë prioriteteve kyç për Shqipërinë në funksion të integrimit… Ja disa prej tyre…

Për administratën publike

“…Shqipëria është mesatarisht e përgatitur në reformën e administratës së saj publike. Përpjekjet vazhduan, duke rezultuar me njëfarë përparimi në efikasitetin dhe transparencën e shërbimeve publike të ofruara, trajnimin e nëpunësve civilë…”

Sistemi gjyqësor

“…Sistemi gjyqësor i Shqipërisë ka njëfarë niveli përgatitjeje. Zbatimi i reformës së thellë dhe të plotë të drejtësisë ka vazhduar, duke rezultuar me një përparim të mirë në përgjithësi…”

Lufta kundër korrupsionit

“…Shqipëria ruan njëfarë niveli përgatitjeje në luftën kundër korrupsionit…”

Dënimet e zyrtarëve të lartë

“…Dënimet e zyrtarëve të nivelit të lartë kanë ndodhur kryesisht në gjyqësor (gjyqtarë dhe prokurorë); megjithatë, dënimet përfundimtare për zyrtarët e rangjeve të larta mbeten përgjithësisht shumë të ulëta. Korrupsioni mbetet mbizotërues në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem serioz”.

Lufta kundër krimit të organizuar

“…Shqipëria ka njëfarë niveli përgatitjeje në luftën kundër krimit të organizuar…

Numri i dënimeve përfundimtare në rastet e krimit të organizuar ka mbetur shumë i ulët dhe është rritur vetëm fare pak…”

Liria e shprehjes

“…Sa i përket lirisë së shprehjes, Shqipëria ka njëfarë niveli përgatitjeje / është mesatarisht e përgatitur…”

Zhvillimi ekonomik

“…Shqipëria ka bërë njëfarë progresi dhe është mesatarisht e përgatitur për zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale…”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *