Vrasja e Devi Kasmit, Krimet e Rënda lënë në burg grekun dhe tre shqiptarët

Krimet e Rënda ka lënë në burg të gjithë të akuzuarit për vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur më 29 janar në Tiranë.

Në seancën e kësaj të marte, togat e zeza vendosën të konfirmojnë masat e sigurisë të dhënë ndaj 4 të akuzuarve.

Konkretisht, janë lënë në burg shtetasi grek Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi, i akuzuar si ekzekutori i Kasmit.

Po ashtu në burg janë lënë:

Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë;

Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë;

Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Kujtojmë se të akuzuarit kishin kundërshtuar vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë, duke e apeluar atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *