Kolesteroli, si të ulni përqindjen e lartë të tij

Dieta e varfër ushqimore, stresi, trashëgimia gjenetike, sëmundje të caktuara (sëmundje të veshkave dhe tiroideve), duhanpirja, konsumimi i alkoolit, hipertensioni, diabeti, mbipesha janë të gjithë faktorë që bëjnë aleancë me kolesterolin e tepërt, duke rritur rreziqet për sëmundjet kardiovaskulare.

Më poshtë po ju tregjmë disa këshilla si të ulni përqindjen e lartë kolesterolit.

1-Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini, mundohuni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht.

2-Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç).

3- Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit.

4-Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve.

5-Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin, sallamet e ndryshme.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *