“Forbes”: Vendi më i korruptuar në Europë, sot kërkon t’i bashkohet BE-së

“Shqipëria është një vend i pazakontë me udhëheqje të pazakontë. Tani ajo dëshiron të bashkohet me Evropën.”

Kështu e titullon artikullin e saj prestigjiozja “Forbes”, kushtuar Shqipërisë dhe aspiratës për anëtarësimin në Bashkimin Europian, në një kohë kur pritet që raporti i KE-së të sygjerojë hapjen e negociatave.

Revista prestigjioze amerikane analizon në vija të përgjithshme rrugëtimin e Shqipërisë deri në këtë pikë, “në derën e BE-së”, duke thënë se tashmë pas një epoke të errët, vendi më i varfër dhe i korruptuar i Europës nga sytë nga Brukseli.

“Nuk ka qenë një kohë apo detyrë e lehtë nxjerrja e vendit më të varfër dhe të konsideruar më të korruptuarin në kontinentin europian nga epoka e errët, në bisedimet që më shpresë mund të çojnë në hyrjen eventuale të vendit në Bashkimin Europian gjatë valës tjetër të zgjerimit, të planifikuar për në 2025-ën. BE sapo ka njoftuar se Shqipëria do të fillojë bisedimet e anëtarësimit në fund të qershorit, pasi të ketë marrë edhe miratimin e 28 vendeve të BE-së dhe kryeministri Rama ka besim për këtë miratim dhe tregon me krenari atë që qeveria e tij ka arritur deri tani”, shkruan ”Forbes”.

Ndërsa autorja e shkrimit, Shellie Karabell, e cilëson figurën e Kryeministrit Rama, si ”një lider të pazakonshëm”.

“Procesi i respektimit të listës së kërkesave të BE-së ka qenë i vështirë, por e rëndësishme për vendin tonë”, deklaron Rama.

Në intervistën e tij për prestigjiozen amerikane, shefi i qeverisë tregon me krenari atë që qeveria e tij ka arritur deri tani.

“Ne kemi nisur procesin e vetingut për gjykatësit dhe prokurorët dhe 17 prej tyre janë larguar. Njëri, për shembull, u largua sepse nuk justifikonte dot burimin e pasurisë së tij. Do t’i zëvendësojmë. Kemi shkolla të mira. Për këtë situatë ne kemi një fjalë të urtë që thotë “Më mirë djepi bosh se me djallin brenda” shprehet kryeministri gjatë intervistës

Më tej shefi i qeverisë ndalet tek masat që po merren për infrastrukturën turistike dhe shndërrimin e Shqipërisë në një destinacion gjithnjë me të preferuar të turistëve.

“Ne do të zgjerojmë fluturimet tona ekzistuese me Italinë, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe dhe vendet fqinje të Ballkanit dhe po ndërtojmë një aeroport në Vlorë, në jug të Greqisë, ku ndodhen dhe plazhet më të mira. Aeroporti, një partneritet privat-publik, po financohet pjesërisht nga kompania turke Cengiz Construction. Ne duam që vendi ynë të jetë një destinacion i ngjashëm me Italinë përpara disa viteve. I vogël, me shumë bukuri dhe energji pozitive”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *