Problemet me Kosovën, Vuçiç: S’jam i sigurt nëse përfundojnë në prill

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se akoma nuk ka propozim për zgjidhjen për Kosovën dhe se nuk është i sigurt nëse do të mund ta mbajë fjalën se këtë zgjidhje do ta prezantojë deri në fund të muajit prill.

Ai ka premtuar se do të punojë me përkushtim, ndërsa shtoi se kjo nuk do të jetë e lehtë për serbët.
Vuçiç në një konferencë me kryeministrin e krahinës gjermane të Baden Virtenbergut Winfried Kretschmann, i pyetur nga gazetarët ka thënë se propozimin, nëse kjo do të jetë e mundur, do ta bëjë në atë mënyrë që të mos i dobësojë pozitat e Serbisë, raporton B92.

Por, ka vërejtur ai, me çfarëdo zgjidhje që të dalë do të pritet “në thikë”, edhe atë gjithkund në rrethim dhe në botë, por posaçërisht në Serbi, shkruan express. “Nëse vërtet dëshironi zgjidhje atëherë duhet së pari të fitoni në referendum në vendin tuaj. Sepse, qëllimi im nuk është që të them diçka për ta kënaqur dikë në Perëndim, e që deri te zgjidhja të mos vijmë, porse t’i kënaq qytetarët e Serbisë, por jo ashtu që qytetarët e Serbisë edhe më tej të mos jenë të lumtur, por që ta dinë mirë se cila është zgjidhja që u jepet, e jo me atë të poshtërohen”, ka thënë Vuçiç.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here