Përleshje në burgun e Karolinës Jugore, 7 viktima dhe 17 të plagosur

Të paktën shtatë persona kanë mbetur të vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur pas një përleshje në burgun e Karolinës Jugore. AP shkruan se zëdhënësi i burgut, Jeff Taillon ka njoftuar për këtë ngjarje, pasi agjentët e Sektorit Shtetëror të Zbatimit të ligjit kanë ndihmuar në sigurimin e Institucionit Korrektues.

Taillon ka thënë se mes të burgosurve të plagosur ka edhe zyrtarë.

Mësohet se 17 të plagosur kanë kërkuar ndihmë mjekësore jashtë burgut, ndërkohë që në këtë institucion vuajnë dënimin rreth 1,500 të burgosur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *