Inter vuan, Ikardi-Perisiç kanë “fikur” motorrat e golit

Është rikthyer “alergjia e golit” (zero në 3 ndeshjet e fundit: një “thatësirë” e tillë te zikaltrit nuk verifikohej prej thuajse 6 vitesh) dhe vazhdon seria e rezultateve jopozitive në transfertë (8 pikë në 9 ndeshjet e fundit) për Interin. E kështu rruga për të shkuar në Ligën e Kampionëve bëhet e gjitha malore. Spaleti që, në prag të derbit, kishte deklaruar se sfidat me Milanin, Torinon e Atalantën do kishin thënë shumë mbi gjendjen e skuadrës, pas vetëm 2 pikësh të fituara në po aq ndeshje është shprehur: “Lufta do shtyhet deri në fund”.
Me 6 ndeshje nga fundi i kampionatit gabimet janë të ndaluara, për Ikardin (që nuk shënon prej 311 minutash) e “vëllezërit” e tij.

IKARDI-PERISIÇ – “Butoni” i Ikardit e Perisiçit është vendosur në “off” dhe Interi u rikthye te paraqitjet me uljengritje. Pas tetë golave në dy ndeshjet kundër Sampdorias Përgatiti: LEDIO NASE e Veronës, dy sulmuesit zikaltër kanë ngecur e formacioni i Spaletit ka koleksionuar dy barazime 0-0 ndaj Milanit e Atalantës dhe një humbje (edhe pse të pamerituar për nga aspekti i lojës së paraqitur dhe rasteve për gol) ndaj Torinos. 33 NGA 50 – Duke qëndruar te sulmi, nga 50 golat e shënuar nga skuadra interiste këtë sezon, 24 janë të sulmuesit argjentinas dhe 9 të kroatit. 17 të tjerët janë shënuar nga pjesa e mbetur, me Kandrevën që nuk po gjen rrugën e golit prej një viti (nga derbi i 15 prillit të 2017-ës). Një statistikë me të cilën Ivani, që këtë vit ka luajtur 30 nga 32 ndeshjet e Interit në Serinë A (për një total prej 2.328 minutash), me siguri nuk mund të krenohet.

EKSPERIMENT NË PRAPAVIJË – Sigurisht, zikaltrit janë rritur shumë në fazën mbrojtëse: vetëm një gol i pësuar në gjashtë ndeshjet e fundit, por njëkohësisht janë edhe skuadra e vetëm që e ka koleksionuar më shpesh rezultatin 0-0 gjatë gjithë kampionatit (me Atalantën është i gjashti). Risia taktike e prapavijës zikaltër, me Spaletin që për herë të parë e nisi ndeshjen me mbrojtjen me tre (të formuar nga ShkrinjarMiranda-D’Ambrozio). Në të vërtetë, rreshtimi ishte me pesë “mbrojtës”: Borha Valero e Galjardini, faktikisht, detyrohen të qëndrojnë thuajse gjithmonë të tërhequr për shkak të presingut të Atalantës (që vërtet luante me të njëjtin modul, por tanimë të “kolauduar”). Për gjithë pjesën e parë në sfidën e së shtunës në mbrëmje, bergamaskët “pushtuan” gjysmë- fushën e milanezëve me një ritëm tejet të lartë, duke detyruar Interin ta humbasë topin në atë zonë plot 10 herë në 45 minutat e para (plus shtesën). Ndaj, Atalanta u gjet shpesh papara portës së Handanoviç. Atëherë Spaleti duhet të gjejë “recetën” sa më shpejt. Koha nuk premton, e nesër në mbrëmje në “San Siro” do paraqitet Kaljari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *