Arrestohet banda shqiptare e prostitucionit, ja e vërteta tronditëse…

Një grup prej 8 shqiptarësh kanë rënë në prangat e policisë greke e cila ka goditur një rrjet që shfrytëzonte vajza të reja për prostitucion.

Arrestimet u kryen në Athinë dhe siç shkruajnë mediat greke, shqiptarët të cilët ishin të moshës nga 25 deri në 68 vjeç, shfrytëzonin për prostitucion vajza të huaja, kryesisht nga Bjellorusia të cilat kërkonin azil në Greqi.

Ata i detyronin të rejat të punonin 15-16 orë në ditë, secila me rreth 40 klientë dhe pagesa ishte 20 Euro për çdo vajzë.

Të ardhurat në ditë që fitonte rrjeti i shqiptarëve arrinin në rreth 800 Euro, ndërsa fitimet në total për 24 orë nga shfrytëzimi i të gjitha vajzave varionin 8-12 mijë Euro.

Por si ra banda shqiptare në gjurmët e policisë?

Kanë qenë dy prej vajzave që u arratisën dhe denoncuan. Sipas departamentit të Krimit të Organizuar në Policinë Greke, njëra prej vajzave bjelloruse ishte shtatzënë kur kishte mbërritur në Greqi. Shqiptarët, pjesë e rrjetit të prostitucionit, i kishin porositur vajzat që të deklaronin gjatë intervistave për azil se ishin shtatzënë, në mënyrë që të vonohej qëndrimi i tyre në shtetin grek.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *