Ai është një prej aktorëve më të dashur për publikun, kurse ajo është gjyshja më e njohur në Shqipëri.
Bëhet fjalë për Bes Kallakun dhe Ijen, të cilët kanë zgjedhur që marrëdhënien e afërt mes tyre, ta ndajnë dhe me publikun.
Teksa Ija së fundmi ka hapur edhe Instagram, bashkë me nipin postojnë shpesh foto humoristike.
Por, sot ka qenë Besi ai që në profilin e tij në Instagram ka postuar një foto me Ijen dhe “mikun” e ardhur në shtëpi Donald Trump.
Fotoja, e cila është një montazh, ka shkaktuar mjaft reagime tek komentuesit.
Teksa Trump gjendet në një situatë të tensionuar pas bombardimeve në Siri, Bes Kallaku ka zgjedhur t’i shtojë pak dozë humori realitetit.