Policia rrugore bën “namin” në Tiranë, në pranga 4 shoferë

Policia rrugore ka vazhduar mbrëmjen e djeshme ruajtjen e parametrave rrugorë në mënyrë që të shmangi aksidentet apo trazirat në rrugë..
Me drager e radar, efektivët e rendit kanë kryer kontrolle përgjatë gjithë natës duke u gdhirë e shtuna, për të konstatuar drejtues mjetesh me probleme.

 

Pas kontrollit të disa mjeteve nuik kanë munguar edhe masat e ndryshme duke filluar që nga heqja e lejës së qarkullimit rrugor e  deri tek vënia e gjobave të ndryshme, arrestimin e drejtuesëve të mjeteve etj. Kështu policia mësohet se ka pezulluar 15 leje drejtimi për lëvizjen me shpejtësi të rrezikshm dhe 13 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu policia ka arrestuar 4 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor duke kontribuar në rritjen e sigurisë së jetës në rrugë.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *