E rëndë, gjendet e varur 62-vjeçarja në kasollen e bagëtive

Nje grua 62-vjecare është gjetur e varur pa jetë në kasollen e bagëtive. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rrajcë të Prrenjasit dhe sipas policisë, viktima është shtetsja Xh.R.,62 vjeçe.

 

Informacioni nga policia:

Më datë 14.04.2018, rreth orës 12:40, ne fshatin Rrajcë Prrenjas, është gjetur e vetëvarur pa shenja jete në kasollen e bagëtive, shtetësja Xh.R.,62 vjeçe.

Nga kqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko ligjor rezultoi se në trupin e viktimes nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër përveç atyre si pasojë e vetëvarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *