Panariti: Modeli ekonomik i Ramës i shërben një grupi pranë tij

Edmond Panariti, deputet i LSI-së,tha se modeli ekonomik i zgjedhur nga qeveria nuk është zhvillim, por të gjitha fondet i përqëndrojnë te një grup pranë qeverisë.

Panariti tha se ky është një sistem totalisht i dështuar, pasi jo vetëm që nuk rrjedh asgjë për shtresën e mesme, por përkundrazi të mesmit dhe të vegjlit po ngarkohen me taksa dhe po favorizohen të mëdhenjtë. Sipas Panaritit, kjo do të thellojë hendekun dhe do të çojë në përplasje.

Panariti tha se nuk di se çfarë emri t’i verë doktrinës ekonomike të Qeverisë Rama.

“Këtu nuk ka zgjerim, këtu ka fryrje të klietelës rreth qeverisë që do të çojë në konflikte të rënda sociale dhe polarizim”, tha Panariti. Sipas tij, tek bujqësia, fermeri i vogël dhe i mesëm nuk përfiton dot grante, po fuqizohen të mëdhenjtë me shpresën që të tërheqin në këtë zhvillim edhe të vegjlit.

“Kjo po çon në braktisjen e fshatit. Të mëdhenjtë po gëlltisin të vegjlit, të cilët po shesin dhe po largohen”, tha Panariti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *