HISTORIA/ I dënuar për dy vrasje, si u kap babai i të riut që u ekzekutua sot

Mario Majollari është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Tiranë shumë pranë banesës së tij. Ndonëse nuk ka të dhëna për të kaluarën e tij kriminale, dyshimet e policisë flasin për hakmarrje, pasi babai i tij Avni Majollari është dënuar me burg përjetë për vrasje të dyfishtë në vitin 2000.

Por Avni Majollari, 48 vjeç u kap pas 14 vitesh në kërkim, më 1 mars të vitit 2014.

Sipas njoftimit të atëhershëm të policisë, thuhej se Majollari, ishte një person i shumëkërkuar, dënuar me burgim të përjetshëm. Arrestimi i tij u bë nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit.

“Kapja e tij u bë sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin datë 11.01.2001, e ka dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25 & 278/2 të Kodit Penal”, njoftonte policia.

Sipas policisë, ky shtetas në vitin 2000 ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri shtetasit Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi, në segmentin rrugor Tiranë-Dajt.

Gjatë momentit të kapjes, shtetasi Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku dhe pas kontrollit të imtësishëm në banesës ju gjet një automatik kallashnikov; një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh e municionesh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here