Takohen sërish artistët, një projekt i ri për Teatrin

Artistët vazhdojnë të kundërshtojnë publikisht projektin e qeverisë për Teatrin e ri Kombëtar, që parashikon shembjen e godinës ekzistuese.

Siç është njoftuar nga artistët në rrjetet sociale, këtë të hënë do të zhvillohet në orën 18:00 një tjetër takim dhe dëgjesë publike nga ana e artistëve.

Takimi do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar dhe ku siç është njoftuar, do të prezantohet një projekt i ri për godinën e teatrit.

Ky do të jetë i treti projekt që do të prezantohet për Teatrin Kombëtar. Kujtojmë se një nga projektet është ai i qeverisë, i ideuar nga arkitekti danez Bjarke Ingels.

Tjetër projekt i prezantuar këto kohë është edhe ai i Bujar Kapexhiut, ndërsa këtë të hënë pritet të prezantohet edhe projekti i tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *