Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me 10 kg mrjiuanë që sekuestruan në autobusin e linjës Kakavije-Janinë. Sasia e drogës u gjet në bagazhet e 28-vjeçares shqiptare Izaura Musa nga Fieri.
Sipas Policisë së Shtetit, 28-vjeçarja ka kaluar ka kaluar si këmbësore në Kakavije për në Greqi, mëngjesin e datës 6 prill 2018, ndërsa droga që i është sekuestruar është marrë në territorin grek. Policia sqaron se Izaura Musa në datën 6 prill është kontrolluar nga policia shqiptare dhe greke, por nuk i është gjetur asgjë e kundraligjshëm.
Njoftimi i policisë
Lidhur me lëndën narkotike të kapur nga Policia greke në territorin e saj në afërsi të Kakavijës, sqarojmë se:
Shtetasja Izaura Musa, 28 vjeçe, nga Fieri, ka kaluar si këmbësore në Kakavije për në Greqi, mëngjesin e datës 6 prill 2018. Asaj i janë kontrolluar bagazhet edhe nga Policia shqiptare edhe nga Policia greke. Gjatë kontrollit nuk i është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm.
Në datën 8 prill, pra 2 dite me vone, kjo shtetase është ndaluar brenda territorit grek në autobuzin e linjës Kakavije-Janinë, duke transportuar 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis, duke udhetuar nga Kakavija drejt Janines.
Kjo shtetase prej mëngjesit të datës 06.04.2018, nuk ka hyrë në territorin shqiptar dhe lëndën narkotike e ka marrë në territorin grek.
Gjithashtu, nga shkëmbimi i informacioneve me homologët greke rezulton se kjo shtetase ishte në procedim nga Antidroga e Janines, prej kohësh.