Cardi B shpërthen rrjetin me albumin e ri

Reperja më e re në tregun amerikan, Cardi B ka shpërthyer rrjetin me albumin më të ri muzikor ‘Invasion of privacy’.

Mbrëmjen e kaluar (5 prill 2018) ajo publikoi 13 këngë, disa prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës.

Kanë kaluar vetëm 9 muaj që ka marrë vëmendje të madhe me këngën ‘Bodak Yelloë’ që numëron mbi 518 milionë klikime në Youtube dhe zgjodhi të sjellë një album.

Të gjitha janë publikuar në versionin audio, ndërsa mbetet për tu parë se cila këngë do pëlqehet më shumë nga publiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *