Një aksident i rëndë është shënuar sot në Dibër, ku një punonjës i një HEC-i ka përfunduar në greminë, dhe është plagosur rëndë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.S. Punonjësi është nisur drejt Tiranës me helikopter.
Informacion paraprak
Rreth orës 10.30, Salla operative e D.V.P.Dibër, është njoftuar se në fshatin Lashkizë, njësia administrative Zall-Dardhë, Dibër, shtetasi A.S, rreth 56 vjeç, punëtor tek një subjekt HEC-i, duke lëvizur në këmbë (sipas deklarimeve paraprake nuk ka qenë duke punuar), është rrëzuar duke rënë rreth 50 metra në një greminë. Shtetasi A.S, është transportuar në spitalin e Peshkopisë, dhe pritet të dërgohet drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.