Kryeministri Edi Rama ka përligjur dhunën e Policisë ditën e djeshme ndaj qytetarëve protestues.
Gjatë konferencës për mediat, Rama u pyet nga një gazetar lidhur me komentin që kishte për një episod të protestës, kur një efektiv policie godet një qytetar, i cili po protestonte në mënyrë paqësore.
“Përgjigja është e qartë, tha Rama. Ka një zonë të përcaktuar për protestën. Kush e shkel zonën dhe vijën e përcaktuar është në shkelje të ligjit, godet apo s’godet je në shkelje të ligjit. Në ato kushte që ishim dje policia ka bërë më të mirën e mundshme, duke ruajtur gjakftohtësinë ndaj një tufe vandalësh duke marrë ndëshkimin që meritojnë”.