Një emigrant nga Niheria, i quajtur si “heroi emigrant” i Italisë është pagëzuar nga Papa Françesku gjatë shërbesës së Pashkëve në Bazilikën e Shën Pjetrit.
Gjoni Ogah, 31 vjeç, po lypte jashtë një supermarketi në Romë vitin e kaluar, kur një person i maskuar dhe i armatosur me një hanxhar në dorë hyri për të grabitur.
Ogah e bllokoi agresorin dhe e mbajti të shtrirë në tokë derisa arriti policia.
Emigranti, i cili u largua menjëherë pasi policët mbërritën në vendngjarje nga frika se mos e kthenin në vendlindjen e tij, u shpërblye duke iu dhënë e drejta e qëndrimit në Itali për këtë veprim.
Ndërsa Papa e pagëzoi atë, një kapiten i policisë italiane qëndronte pranë tij si kumbari i tij.
Përveç nigerianit, Papa Françesku pagëzoi edhe 7 persona të tjerë dhe u bëri thirrje katolikëve që të mos qëndrojnë duarkryq përballë padrejtësive.