Dopieta e Cavanit, PSG fiton titullin e parë në Francë

Paris Saint Germain nuk di të ndalet. Parizienët kanë mposhtur 3-0 Monaco-n duke fituar kështu trofeun e parë të sezonit në Francë, Kupën e Ligës.

Në mitikun “Matmut Atlantique”  të Bordeaux, të besuarit e Unai Emery kaluan shumë shpejtë në avantazh. Ishte Edinson Cavani që në minutën e 7-të u tregua i saktë nga pika e bardhë, ndërsa dyfishimi erdhi nga mesfushori argjentinas Angel di Maria 14 minuta më vonë.

“Vulën” ia vendosi përsëri uruguajani Cavani që në minutën e 85-të shënoj golin e tretë për të tijët dhe dopietën personale në këtë takim.

Ky është trofeu i parë që ngrijnë lartë skuadra pariziene ndërsa janë shumë pranë kurorëzimit dhe në kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *