Mohamed Salah po kalon një formë të shkëlqyer me skuadrën e tij, Liverpool.
Sulmuesi egjiptian ka shënuar 28 gola këtë sezon në Premier League dhe është gati të thyejë një rekord, diçka që kurrë nuk ka ndodhur në 120 vite në futbollin anglez.
Siç shkruan tabloidi britanik “Daily Mirror”, 25-vjeçari ka shënuar më shumë gola se sa katër ekipet e Premier League, Burnley (27), Swansea (25), Huddersfield (25) dhe West Bromwich (24).
Këtë rekord deri më tani e ka mbajtur David McLean i Sheffield, i cili gjatë sezonit 1912-13 ka shënuar më shumë gola se dy klube të kampionatit.
Sulmuesi i Tottenham dhe kombëtares angleze, Harry Kane mundi Middlesbrough dhe barazoi Sunderland me shifra por shumë larg nga ato që ka regjistruar Salah.
Futbollisti egjiptian është një gol larg barazimit me gola ndaj Southampton (29), Stoke City (29) dhe dy gola larg nga Newcastle United (30), Crystal Palace (30).
Pikërisht me ekipin e fundit do të përballet sot “Neil Swarbrick” në kuadër të javës së 32-të të kampionatit. Pritet të shohim nëse do ta kalojë apo barazojë me gola skuadrën e Roy Hodgson.
Sulmuesi 25-vjeçar i ardhur nga Roma në “Anfield” në 30 ndeshje të luajtura me fanellën e “The Reds” ka shënuar 28 gola ndërsa me përfaqësuesen e tij, Egjiptin në 57 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 33 gola.