Bluja trendi i radhës

 

Ngjyroseni gardërobën me ngjyrën e qiellit! Nuanca blu e ngjyrës së qiellit është kthyer në një nga tendencat më të forta të pranverë- verë 2018… Një ngjyrë sa e bukur aq edhe e vështirë për t’u kombinuar ndonjëherë… Jeni konfuze si ta bëni pjesë të veshjes tuaj? Epo kjo është sfida më e ëmbël e këtij sezoni! Më poshtë po japim disa sugjerime.

 

Le të fillojmë me hijet e kësaj ngjyre: Absolutisht të gjitha hijet dhe nuancat janë super në modë këtë pranverë- verë. Bluja në pudër, bluja e bebeve, bluja më e zënë, turkesa… Nuk kemi zgjidhje tjetër, na pëlqen ose jo, kjo ngjyrë do jetë e jona këtë vit!

 

Si ta përfshini këtë ngjyrë në veshjet tuaja? Sugjerimet më të fundit nga street style na kanë treguar se ajo është e bukur në të gjitha format e kombinimeve! Është aq interesante kur vjen në “total look” dhe ka aq shumë për të shprehur kur vjen e kombinuar me disa nga nuanacat e saj, duke zgjedhur nuancën më të fortë për aksesorin që dëshirojmë të nxjerrim më shumë në pah…

 

Një “po” e madhe për aksesorët në këtë ngjyrë gjithashtu, këpucët dhe çantat në ngjyrën bojëqielli do t’i shohim kudo, duke mos lënë pa përmendur syzet me skelet në këtë ngjyrë, do të jetë gjetja më interesante e look- ut tuaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *