Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka mbërritur para pak minutash në kryeministri, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama.
Siç dihet temë e diskutimit mes tyre është skandali i madh që ka plasur, ai i implikimit të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Në takimin mes Xhafajt dhe Ramës, do të diskutohet dhe heqja e mandatit të Saimir Tahirit, kërkesë kjo e bërë nga Prokuroria e Përgjithshme.