Një javë pasi u shpall i pafajshëm për aksidentin tragjik ku ndërroi jetë një person, sot deputeti i PDIU-së në Elbasan, Aqif Rakipi, është shfaqur për Kurban Bajram duke shpërndarë mish për familjet e varfëra të qytetit të tij të lindjes, Peqinit.
Siç shihet në foto, radhë të gjata njerëzish po presin të marrin qeset me mish të Rakipit, teksa deputeti shkruan: “Sot sikurse ne te gjithe Kurban Bajramet e tjere familja jone kreu ritin e prejes te kurbanit. 50 deshe ishin te destinuar qe te flijoheshin per Zotin ne kete dite te bekuar dhe mishin e tyre i ndame familjeve me ne nevoje te qytetit tone”