Një qyetare ka denoncuar në faqen Boldnews.al një objekt i cili po ndërtohet në lagjen nr. 1 në qytetin e Sarandës. Objekti ndodhet pranë rrugës tregtare dhe sipas denoncueses po ndërtohet mbi hapësirën publike, mbi trotuar. Më përpara kjo godinë bashkë me dy të tjera kanë qënë ekzistuese, por sipas denoncueses tani po rindërtohen të reja duke uzurpuar edhe trotuarët.