Galaxy S8 dhe iPhone 8 janë celularët e vetëm që ia vlejnë këtë vit

Do të shohim shumë prodhues të pajisjeve Android duke prezantuar celularët e tyre më të mirë në MWC 2017, por shumë prej këtyre pajisjeve do të kenë një disavantazh të madh kundër më të mirëve.

Sipas raporteve aktuale, disa prej pajisjeve më të mira Android që do të lansohen nuk do të jenë të fuqizuara nga procesorët e këtij viti.

Galaxy S8 (në prill) dhe iPhone 8 (në shtator) do të përmbajnë çipa që jo vetëm që janë më të shpejtë se paraardhësit e tyre, por janë edhe më efikas, transmeton Gazeta Express.

Përderisa Apple nuk njofton kurrë më herët para se produktet të dalin, Samsung e bën këtë rregullisht. Sipas raporteve online, Galaxy S8 do të ketë çipin më të mirë në treg – Exynos 9.

Ngjashëm me Samsung edhe Apple pritet që të ketë gjeneratën më të re të procesorëve, që ofron efikasitet më të madh, shpejtësi më të madhe dhe shpenzim më të vogël të baterisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *