Lali Eri na e tregon edhe sot sa punëtor i madh është

Nuk ka munguar edhe sot Erion Veliaj si lajm në shumë portale online dhe televizione të vendit.

Ashtu si dje, që një hipje në urban dhe shtimi i disa prej tyre nga bashkia e Tiranës u bë lajm i trasmetuar nga portalet dhe mediat kryesore në vend, ashtu edhe sot nuk ka ndodhur ndryshe.

Por ajo që është interesante në gjithë këtë histori është fakti se mediave u vijnë të gatshme materialet filmike e fotografike nga stafi i PR-it të bashkisë.

Kjo konstatohet lehtësisht kur sheh që të gjitha portalet kryesore në vend e kanë publikuar lajmin me të njëjtën foto të dërguar nga stafi i Veliajt./Lapsi.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here