Komapnia ajrore Alitalia ka anuluar gjatë ditës së sotme e gjatë paradites së nesërme rreth 60 % të fluturimeve kombëtare e ndërkombëtare, pas shpalljes së grevës nga personeli i saj.
Bëhet me dije se në mesin e fluturimeve të anuluara janë dhe dy udhëtime të linjës Romë-Tiranë, planifikuar gjatë ditës së enjte 23 shkurt. Fluturimet janë me numër AZ 584 e AZ 510.
Pilotët e punonjësit e Alitalia, protestojnë kundër situatës ekonomike në të cilën ndodhet aktualisht kjo shoqëri e cila ka mbyllur vitin 2016 me një defiçit prej 600 milionë euro, si dhe parashikon për vitin 2017 një reduktim prej 160 milionë euro të shpenzimeve të saj.
Alitalia proteston ndaj mungesës së një plani idustrial për rimëkëmbjen e shoqërisë si dhe vendimit të marrë nga drejtuesit e saj për të ndryshuar kontratën e punës së punonjësve nga një kontratë kombëtarë, në një kontratë të bazuar në një rregullore të brendshme të Alitalias.
Pritet që ky vendim të hyjë në fuqi në muajin mars e është nyja kryesore e protestës së personelit të kësaj shoqërie.
Sindikatat kanë dezertuar takimin e planifikuar një ditë më parë me përfaqësuesit e Konfidustrisë, duke pretenduar se para se të ulen e të bisedojnë, drejtuesit e Alitalias duhet të anulojnë rregulloren e kontratave të reja për punonjësit të parashikuara për muajin mars.