Avokati Altin Goxhaj deklaron se eurodeputeti Knut Fleckenstein është socialisti më i tërbuar europian kundër Trumpit dhe një pro Soros i njohur në Parlamentin Europian i cili mbështeste teorinë e Soros për refugjatët.
NGA ALTIN GOXHAJ
Ku Fleckensteini qe po na thote ti leme perrallat dhe komplotet me Soros eshte socialisti me i terbuar europian kunder Trumpit dhe nje pro Soros i njohur ne Parlamentin Europian i cili mbeshteste teorine e Soros per refugjatet.
Ky kështu e akuzonte edhe per Trumpin ne lidhje me Sorosin.
JA FJALET E SAKTA TE BERISHES PER MAFIEN E SOROSIT QE U CENSURUAN NE CDO MEDIA DHE U SULMUA NGA KY KMUTI I BE: https://www.youtube.com/watch?v=x0ZBJWbY_H4
Berisha: Zonja (Vlahutin) që kur erdhi dihej që ishte një lidhje e ngushtë e kësaj Qeverie…
Gazetari: Nga cili drejtim, nga cila anë?
Berisha: Nga Brukseli… Nga Sorosi! Neworku Soros është Mafia nga më të rrezikshmet në vendet ish-komuniste dhe në botë!
Gazetari: Kur keni qenë ishKryeministër nuk keni fol kështu për Sorosin!
Berisha: Absolutisht s’e kam përfill fare! Dhe lexova një ditë se thanë erdhi por i kërkoi (Berishës në takim në 2006) të mos dalë në media! E prita por në mënyrë absolute po ai s’kërkoi fare, por vetë kërkova që të mos dilja fare në TV me të. Kjo është e vërteta dmthn! S’është se kërkoi ai! E prita pa diskutim! Qëllimi ishte Edi Rama që kishte ardhur. Por mbrapa është networku Soros, e tëra, edhe Reforma, është e tëra në funksion, kryekëput! Pse u shkel marëveshja? Jua them unë: sepse Kushtetuta s’ia jepte Edi Ramës Drejtësinë! Dhe tani donin t’ia jepnin Ramës drejtësinë nëpërmjet ligjeve!