Ekipi i Interit ka arritur të fitojë në transfertën e Bolonjës falë një goli të Gabigolit.
Braziliani u fut në stadiumin “Dall’Ara” në vend të Palacios dhe shënon pas 7 minutash, duke i dhënë fitoren 0-1 skuadrës së drejtuar nga Pioli, i cili, në 10 ndeshje që drejton Interin ka arritur të fitojë 9.
Kurse për Bolonjën bëhet fjalë për humbjen e katërt radhazi.
Me këto 3 pikë, Interi ngjitet në vendin e katërt, në kuotën e 48 pikëve, po aq sa Atalanta.