3 shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane. Të arrestuarit janë Alban Rruçaj, Bernard Lika dhe Erion Rruçaj respektivisht 21, 28 dhe 25 vjeç. Ata akuzohen për disa vjedhje banesash, ndërsa u pikasën duke vjedhur një shtëpi në 5 shkurt, raporton media italiane.
Pronari kishte vendosur kamera sigurie në shtëpi dhe ato kishin filmuar gjithçka. Më pas qytetarët e zonës Precotto kishin hapur një grup në WhatsApp ku kishin postuar videon, ndërsa pjesëmarrës ishte dhe policia.
Mësohet se tre shqiptarët rini në një hotel, ndërsa dhomën e kishin kthyer në një dyqan shitjes mallrave të vjedhura. Por tregtia e tyre nuk zgjati shumë pasi punëtorët në hotel i identifikuan dhe njoftuan policinë.
Në dhomat e tyre policia gjet i 500 euro, 6 mijë dollarë amerikanë dhe kanadezë, disa parfume të paketuara, 15 orë, 30 unaza, 10 telefona celularë etj.