Policia e Tiranës ka arrestuar një nga autorët e vjedhjes me dhunë të një karburanti në Ibë, ndodhur më 4 shkurt, kur persona të armatosur e me maskë kërcënuan rojet dhe morën paratë.
Sipas policisë i arrestuari është shtetasi Ergit Shyti, 20 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftimi i policisë
Identifikohet dhe ndalohet një nga autorët e vjedhjes me dhunë ,ngjarje e ndodhur më datë 04 .02 . 2017 në një pikë karburanti në zonën e Ibës. Më datë 13.02.2017 Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.1 në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës Parë Tiranë ,kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit: ¬Ergit Shyti, 20 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi u arrit të dokumentohet me prova ligjore se ky shtetas është një nga autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë në pikën e karburantit në fshatin Ibë ndodhur më datë 04.02.2017. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: – Tre telefona të markave të ndryshme.
– Një portofol në të cilin gjendeshin njëqind e gjashtë dhjetë e një mijë lekë të vjetra dhe dhjetë Euro (valute ). Specialistët e hetimit të krimeve po vazhdojnë hetimet për identifikimin e autorit të dytë të përfshirë në këtë ngjarje dhe vënien e tij para përgjegjsisë penale.