Takimi i kryeopozitarit Lulzim Basha në Kavajë është shoqëruar sot me një incident.
Raportohet se një qytetar, që sipas pjesëmarrësve në takim është mbështetës i ish –kryetarit të Bashkisë, Elvis Roshi, ka provokuar turmën. “S’keni pse merreni me Roshin se Roshi ka punuar për ne…” u është drejtuar ai përfaqësuesve të PD.
Mësohet se disa nga pjesëmarrësit në takim i kanë kërkuar fillimsht të largohet. “Provokator, Elvis Roshi nuk përfaqëson Kavajën, është krimine”, ka qenë fillimisht reagimi i turmës.
Pas kësaj personi ka nisur të shajë dhe turma i është kundërvënë. Lapsi.al ka mundur të sigurojë pamjet filmike të momentit kur ai është larguar nga turma dhe vazhdon të kërcënojë pjesëmarrësit në takim. Nuk dihet nëse ai është dërguar në takim me porosi apo ka qenë iniciativë personale për të shprehur pakënaqësinë për akuzat që PD ka lëshuar vazhdimisht ndaj ish kryetarit të Bashkisë së Kavajës, i cili u shkarkuar nga detyra pasi Prokuroria e Përgjithshme zbuloi se ai ishte i dënuar për përdhunim në Itali dhe kishte qenë nën hetim për drogë nga agjencia amerikane e luftës kundër drogës, DEA, gjatë kohës që kishtë qëndruar në Zvicër, raporton Lapsi.al.