Deputeti socialist Erion Braçe ka shigjetuar Ben Blushin, teksa ka bërë një rezyme që nga largimi nga PS dhe tek krijimi i një partie të re prej tij.
Deputeti akuzon Blushin se është vetë zgjedhur kryetar, me votat që nuk i ka parë kurrë, por i cilëson anëtarë të partisë, pasi i bëjnë “like” në rrjetet sociale.
“A mund te me tregoje kush diferencen; iken nga nje parti duke share, akuzuar, sulmuar e bere cope cope, perse kryetari aty fiton me 95% te votave te anetareve ne nje votim te pergjithshem me leter e kuti dhe nderton nje “parti” tenden, e reklamon si risine e demokracise dhe vete e “zgjidhesh” kryetar me 95% te votave te atyre qe si ke pare kurre, nuk i ke takuar ndonjehere, por i quan anetare te partise, pse te bejne “like” ne facebook. 95% mbetet i njejte!! Anetaret dhe “anetaret”, ndryshojne natyrisht. Eshte dallimi mes atyre qe egzistojne dhe atyre qe nuk egzistojne”, përfundon reagimin deputeti i PS.